Pas 16-vjeçares, shpallen të zhdukur edhe 2 persona të tjerë
PRRENJAS- Pas 16-vjeçares së zhdukur në Tiranë, janë shpallur gjithashtu të zhdukur edhe dy persona të tjerë. Mësohet se një 22-vjeçar në Konispol...
TIRANË– Për tre orë me radhë, ish-kryeministri Sali Berisha është mbajtur në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Tiranës, aty ku është marrë në pyetje për protestën e 8 janarit. Para se të mbërrinte në Prokurori, Berisha tha se është thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe jo nga kryedemokrati Basha, pasi ky i fundit sipas tij është thjesht një vegël e Ramës.
Berisha zbuloi se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij. Një akuzë e fortë e thënë nga ai ishte që Garda e Republikës mori në mbrojtje Lulzim Bashën gjatë protestës së 8 janarit, edhe pse ato e dinin se kryedemokrati ishte rrethuar nga vrasës dhe trafikantë.
I pyetur për mesazhin e të dërguar special të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar i cili dënoi dhunë në PD, Berisha tha se ata që mbështesin Bashës më shpresën së po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Berisha deklaroi se në ditët në vijim do të ketë protesta të tjera të fuqishme si dhe paralajmëroi takimet me qytetarët. Takimi i parë do të jetë ditën e dielën në orën 11.00 në pallatin e sporteve në Shkodër.
I thirrur në Prokurori është dhe deputeti Flamur Noka, i cili është kërkuar 1 orë pas Berishës. Noka pas përfundimit të marrjes në pyetje deklaroi se duhet të hetohen ish-deputeti socialist Spartak Braho dhe shefi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Sokol Bizhga. Për këtë të fundit, Noka tha se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve në 8 janar, ndërsa për Brahon, pasi dha pretendime të rreme se deptuetet Enkelejd Alibeaj, i rrezikohej jeta në 8 janar.
Nesër, në Prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Bardhi, bashkë me Nokën është nën hetim, por për vepra të ndryshme penale. Ndërsa mbi Bashën e Berishën, hetuesit nuk kanë ngritur asnjë akuzë.
Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?
Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.
Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por sot edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Si do futen në selinë e PD? Noka: Do gjendet mënyra
VD-Del nga Prokuroria e Tiranës, Noka: Të hetohen Spartak Braho dhe Sokol Bizhga
Këshillon gazetarët, Berisha: Të lutem, mos ia ngatërro emrin, thuaj zoti Brava
PARALAJMËRON Berisha: Do të ketë protesta të fuqishme!
Deklarata e Escobar, Berisha: Keqardhje! Kush më lufton mua nuk i bën mirë llogaritë
Berisha njofton sërish protestë, jo në Tiranë: Selia do i kthehet PD
U mor në pyetje, Berisha:Askush nuk më kundërshtoi dot, kur përmenda Ramën u rrudhën
Shenjat gjatë protestës! Berisha: Çfarë po bëja me dorë? Po i ftoja të vinin brenda
Berisha: Garda nuk duhet të qëndronte në krah të Bashës
VD-DËSHMIA, Berisha: Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish më 8 Janar
Përfundon marrja në pyetje, Berisha: Erdha në respekt të parimeve
Si Berisha! Me 2 gishta lart, Noka futet në Prokurorinë e Tiranës (FOTOT)
Pas Berishës, Flamur Noka mbërrin në Prokurorinë e Tiranës
PAMJET/Berisha drejt Prokurorisë së Tiranës i buzëqeshur dhe me dy gishtat lart
Niset drejt Prokurorisë, Berisha: Aty po thirrem nga Rama jo nga Basha
8 janari/Berisha drejt Prokurorisë:Do dëshmoj bashkëpunimin e krimit me narkoshtetin
DETAJET/ Berisha shkon sot në Prokurori, konfirmon prezencën e tij
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
PRRENJAS- Pas 16-vjeçares së zhdukur në Tiranë, janë shpallur gjithashtu të zhdukur edhe dy persona të tjerë. Mësohet se një 22-vjeçar në Konispol...
FIER– Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka vënë në pranga një 29-vjeçar. Në pranga ka pë...
TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi hapjen e garës për njërin prej vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese pasi ky institucion konfirm...
VLORË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi u kap me lëndë narkotike. 45-vjeçari me iniciale L.T akzuohet për veprën pe...
TIRANË – Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) mbylli hetimet për ish-zv/ministren e brendshme Rovena Voda. Në njoftimin për shtyp, SPAK ...
TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 55-vjeçar është arrestuar në Belsh, pasi ka...
TIRANË- Një 51-vjeçar me emrin Renato Hajmeli është arrestuar ditën e sotme në Rinas, pasi u kap me armë me vete. Hajmeli ishte duke u kthyer nga SH...
TIRANË- 14 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 5 persona kanë rënë në pranga, për kultivim dhe trafikim...
FIER-Një makinë e shkrumbuar është gjetur ditën e sotme në fshatin Frakull të Fierit. Mjeti tip “Volkswagen”, pa targa u gjet nga banorët e zonës i shkrumbuar. ...
TIRANE- Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar më 15 janar, ku pritet të diskutohen ngjarjet e 8 janarit. Në një njoftim dërguar anëtarëve të Këshillit, S...