Aktualitet

Dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Meta çel aplikimin për njërin prej tyre

13 Janar 2022, 15:17 Nga DOSJA
Dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Meta çel aplikimin

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta vendosi hapjen e garës për njërin prej vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese pasi ky institucion konfirmoi sot mbylljen e mandatave pët anëtarët Përparim Kalo dhe Altin Binaj në muajt e ardhshëm prill dhe maj. Kreu i Shteti firmosi dekretin për vakancën e Përparim Kalos, i cili mbyll mandatin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese në 8 prill 2022.

Kandidatët duhet të paraqesin:

-Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të shpallur;

-Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (adresë,numër telefoni/e-mail);

-Fotokopje të kartës së identitetit;

-Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

-Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

-Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular ky i cili është i publikuar në faqen kryesore të Institucionit të Presidentit të Republikës.

-Listën e dokumentacionit që dorëzohet bashkëlidhur kërkesës të nënshkruar nga aplikanti.

 

NJOFTIM – SHPALLJE PËR HAPJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE (VAKANCË E PLOTË ME MANDAT 9-VJEÇAR)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
NJOFTIM – SHPALLJE PËR
HAPJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE
(VAKANCË E PLOTË ME MANDAT 9-VJEÇAR)

Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese  nr.11 prot., datë 07.01.2022, përmes të cilit bëhet me dije se, Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 42 datë 22.12.2021[1], ka vendosur; “Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Përparim Kalo, në datën 08.04.2022”, duke u konstatuar kështu ligjërisht fakti se në datë 08.04.2022 në Gjykatën Kushtetuese krijohet një vakance me mandat të plotë, për shkak se kjo datë konsiderohet përfundimi i mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo (i cili u emërua në këtë gjykatë, në plotësim të vakancës së parakohshme të shkaktuar nga largimi i parakohshëm nga detyra të ish-gjyqarit z. Besnik Imeraj, dhe sipas nenit 127, pika 3 të Kushtetutës, qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar), në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 3, 179 pika 2 dhe 3 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti i Republikës me cilësinë e organit të emërtesës dhe me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, me mandat 9-vjeçar që krijohet në Gjykatën Kushtetuese, në datën 8.4.2022, me Dekretin nr. 13 413, datë 13.01.2022, ka miratuar:

Presidenti i Republikës fton:

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit, nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurrimit të hapur publik, për vakancën e mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës:

Për lehtësinë e të gjithë aplikantëve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a të ligjit       nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Neni 125
[…] 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.

Neni 7/a
Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohen me postë ose drejtpërsëdrejti në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 04 shkurt 2022.

Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikantëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik, si dhe menjëherë dosjet respektive për secilin aplikant do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Mandati i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese është 9-vjeçar. Përparim Kalos dhe Altin Binajt, që zëvendësuan Fatos Lulon e shkarkuar nga vettingu dhe Besnik Imerajn të dorëhequr u përfundojnë mandatet në prill dhe maj të këtij viti. Vendimi për deklarimin e përfundimit të mandateve të këtyre dy anëtarëve është marrë nga vetë Kushtetuesja.

LEXO DHE KËTË:

Kushtetuesja deklaron përfundimin e mandatit për dy gjyqtarë të saj

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ilir meta përparim kalo gjykata kushtetuese ilir meta përparim kalo

Sondazh

Poll