Aktualitet

Gjendet ‘Volkswagen’ i djegur në Fier, mjetit i mungojnë targat, DYSHIMET e para

13 Janar 2022, 15:50 Nga DOSJA
Gjendet ‘Volkswagen’ i djegur në Fier, mjetit i mungojnë

FIER-Një makinë e shkrumbuar është gjetur ditën e sotme në fshatin Frakull të Fierit. Mjeti tip “Volkswagen”, pa targa u gjet nga banorët e zonës i shkrumbuar. Policia po kryen veprimet hetimore për të zbuluar nëse mjeti është përdorur në ndonjë ngjarje krimale. Mësohet se mjeti është djegur ditën e djeshme ndërsa vetëm sot është mundur të zbulohet nga banorët.

Policia po punon për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në fshatin Frakull, Fier, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Volksëagen”, pa targa. U kryen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin e pronësisë së mjetit dhe përcaktimin e shkakut të djegies së këtij automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”,

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier makina e djegur ne fier fier makina e djegur ne fier

Sondazh

Poll