Aktualitet

Dhunoi psikologjikisht edukatoren, arrestohet 55-vjeçari në Belsh

13 Janar 2022, 15:54 Nga DOSJA
Dhunoi psikologjikisht edukatoren, arrestohet 55-vjeçari në Belsh

TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 55-vjeçar është arrestuar në Belsh, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me fjalë edukatoren e një kopshti. Një 44-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa një 29-vjeçar, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve në DVP Elbasan u kap shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona policia e elbasanit arrestohen 3 persona policia e elbasanit

Sondazh

Poll