Aktualitet

EMRI/ Shpërndante drogë, arrestohet 29-vjeçari në Fier

13 Janar 2022, 15:49 Nga DOSJA
EMRI/ Shpërndante drogë, arrestohet 29-vjeçari në Fier

FIER– Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka vënë në pranga një 29-vjeçar. Në pranga ka përfunduar Olsi Mici pasi në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis. Policia sekuestroi 1 peshore elektronike, 2 kuti grirëse dhe qese farmaceutike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike.

NJOFTIMI:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën einformacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Olsi Mici, 29 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 kuti grirëse dhe qese farmaceutike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne fier fier olsi mici arrestim ne fier fier olsi mici

Sondazh

Poll