Aktualitet

E larguar nga shtëpia, në kërkim 16-vjeçarja, arrestohen dhe 14 persona të tjerë

13 Janar 2022, 15:32 Nga DOSJA
E larguar nga shtëpia, në kërkim 16-vjeçarja, arrestohen

TIRANË- 14 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 5 persona kanë rënë në pranga, për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Një person është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërkohë që një tjetër pasi po ndërtonte një objekt pa leje. 7 persona në Tiranë janë arrestuar, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt si dhe në gjendje të dehur. Gjithashtu bëhet me dije se një 16-vjeçare është sgpallur në kërkim, pasi është larguar nga shtëpia ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Vihen në pranga 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – F. B., 46 vjeç dhe A. L., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; – L. M., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa; – O. V., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa; – H. R., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva dhe një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A. M., 34 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente; – M. N., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim D. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – E. B., 30 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi; – F. D., 42 vjeç dhe A. K., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – H. H., 42 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e ti dhe ka dalë nga rruga; – A. M., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.
—–
Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 14 persona policia e shtetit policia e tiranes arrestohen 14 persona policia e shtetit policia e tiranes

Sondazh

Poll