Aktualitet

EMRI/ Tentoi të fuste armë në vend, arrestohet 51-vjeçari në Rinas

13 Janar 2022, 15:17 Nga DOSJA
EMRI/ Tentoi të fuste armë në vend, arrestohet 51-vjeçari

TIRANË- Një 51-vjeçar me emrin Renato Hajmeli është arrestuar ditën e sotme në Rinas, pasi u kap me armë me vete. Hajmeli ishte duke u kthyer nga SHBA-ja për në Shqipëri dhe gjatë kontrollit në valinxhen e tij u gjetë një pistoletë dhe 125 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Rinas /Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për të futur armë zjarri në Shqipëri. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që udhëtoi drejt vendit tonë, me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, si në hyrje dhe në dalje, më qëllim kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që mbajnë sende të kundërligjshme me vete, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e shtetasit R. H., i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në valixhen e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 51 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes renato hajmeli policia e tiranes renato hajmeli

Sondazh

Poll