Aktualitet

Trazirat e 8 janarit, PD mbledh Këshillin Kombëtar të shtunën

13 Janar 2022, 12:52 Nga DOSJA
Trazirat e 8 janarit, PD mbledh Këshillin Kombëtar të

TIRANE- Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar më 15 janar, ku pritet të diskutohen ngjarjet e 8 janarit. Në një njoftim dërguar anëtarëve të Këshillit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sqaron se pritet të ketë një diskutim për organizimin e Këshillit dhe miratimin e një rregulloreje të brendshme.

NJOFTIMI I PLOTE:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD. Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:
1. Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
3. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga demokratët vjen disa ditë pas trazirave që shoqëruan protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për rimarrjen e Partisë. Berisha me të tijët shkuan për të nxjerrë nga selia kryetarin e shkarkuar prej tyre me referendum, Lulzim Basha, por u përballën me gaz lotsjellës që vinte nga brenda selisë dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Berisha zotohet se selia do të merret dhe Basha do të largohet, por deri më tani, palët janë ende në pozicionet e tyre. Basha në seli dhe Berisha në prokurori ku duhet të japë deklarime për përplasjet e dhunshme dhe organizimin e protestës së 8 janarit.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazmend bardhi pd keshilli 15 janar gazmend bardhi pd keshilli 15 janar

Sondazh

Poll