Aktualitet

Pas 16-vjeçares, shpallen të zhdukur edhe 2 persona të tjerë

13 Janar 2022, 16:34 Nga DOSJA
Pas 16-vjeçares, shpallen të zhdukur edhe 2 persona të

PRRENJAS- Pas 16-vjeçares së zhdukur në Tiranë, janë shpallur gjithashtu të zhdukur edhe dy persona të tjerë. Mësohet se një 22-vjeçar në Konispol është shpallur në kërkim, pasi është zhdukur që në datën 14 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që në Prrenjas është shpallur e zhdukur një 15-vjeçare. Kjo e fundit është larguar ditën e djeshme nga shtëpia.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka  kallëzuar  se  më datë  14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij

Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit zhduken dy persona policia e shtetit zhduken dy persona

Sondazh

Poll