Sport

“Rasti Djokoviç”, greku Tsitsipas shpërthen: “Ai na bëri të dukemi budallenj”

13 Janar 2022, 16:38 Nga DOSJA

AUSTRALI – “Ai luajti sipas rregullave të tij dhe bëri atë që shumë lojtarë të tjerë nuk mund ta bënin, veçanërisht pasi ATP shpalli kriteret për hyrjen në Australi,”- është shprehur tenisti grek.

Stefanos Tsitsipas nuk i ka kursyer fjalët, për rastin që shpërtheu rreth Novak Djokovic dhe pjesëmarrjen e tij në “Australian Open”.

Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga shumë kolegë të Noles dhe tenisti grek tregoi të gjithë zhgënjimin e tij gjatë një lidhjeje me një televizion indian. Këto janë fjalët e Tsitsipas:

“Askush nuk mendoi se mund të vinte në Australi pa u vaksinuar dhe pa marrë parasysh protokollet. Duhet vërtet shumë guxim për ta bërë këtë dhe për të rrezikuar pjesëmarrjen në një turne Grand Slam. Sigurisht që është diçka që vështirë se dikush mund ta bëjë”.

Për pjesëmarrjen e Noles në “Australian Open”, tenisti grek nuk ka dyshime: “Ka dy këndvështrime: nga njëra anë, pothuajse të gjithë lojtarët janë plotësisht të mbuluar nga vaksina dhe kanë ndjekur rregullat për të luajtur në turne, ndërkohë që dikush ka preferuar të ndjekë rrugën e tij, çka i bën të tjerët të duken budallenj”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport nuk është pritur mirë nga shumë kolegë të noles për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic rreth novak djokovic stefanos tsitsipas nuk i ka kursyer tenisti novak djokoviç nuk është pritur mirë nga shumë kolegë të noles për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic rreth novak djokovic stefanos tsitsipas nuk i ka kursyer tenisti novak djokoviç

Sondazh

Poll