Sport

Në aeroport me çantën e Interit, arbitri i Superkupës tërbon tifozët e Juventusit

13 Janar 2022, 16:04 Nga DOSJA

ITALI-Polemika pafund për finalen e Superkupës mes Interit dhe Juventusit fituar nga skuadra zikaltër vetëm në sekondat e fundit. Nëse sherri mes Bonuccit dhe Mozzillos (një pjesëtar i stafit të Interit) ka zemëruar tifozët e Interit, një tjetër episod ka tërbuar tifozët e Juventusit.

Kjo e fundit ka të bëjë me një foto të bërë dje në aeroportin Linate pas ndeshjes ku shfaqet arbitri i ndeshjes Daniele Doveri me një valixhe dhe çantë shpine me stemën e Interit.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit, duke ngjallur polemika dhe supozime të ndryshme për gjestin e bërë menjëherë pas një ndeshje kaq të rëndësishme. Por ka një arsye për gjithçka: arbitrave të Serisë A që drejtojnë ndeshjet mund t’u jepen aksesorë të ekipit vendas, një gjest i bërë shpesh në kampionatet kryesore.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport daniele doveri inter juventus daniele doveri inter juventus

Sondazh

Poll