Sport

KATAR/ Nuk ishin mjekët, instikti i James Rodriguez i shpëtoi jetën kundërshtarit

13 Janar 2022, 15:47 Nga DOSJA
KATAR/ Nuk ishin mjekët, instikti i James Rodriguez i shpëtoi

KATAR-James Rodriguez shpëtoi jetën e një kundërshtari dhe bëhet hero në Katar. Fundjavën e kaluar, gjatë ndeshjes në kampionat mes mes Al-Rayyan dhe Al-Wakrah, Ousmane Coulibaly pësoi një arrest kardiak. Mjekët ndërhynë menjëherë, por kolumbiani ishte ai që i ofroi ndihmën e parë.

Lojtarët në fushë ishin të tmerruar, mjekët e të dyja skuadrave ndërhyjnë menjëherë dhe në fund Coulibaly u transportua në spital. Edhe pse kanë kaluar disa ditë, vetëm orët e fundit kanë dale imazhe ku shihet ish-futbollisti i Real Madrid duke i dhënë ndihmën e parë kundërshtarit.

Kolumbiani vrapoi për të ndihmuar Coulibaly para se të vinin mjekët. Mesfushori bëri një lëvizje jetëshpëtuese ndaj kundërshtarit. Në veçanti kolumbiani rregulloi pozicionin e kokës së 32-vjeçarit për ta lejuar atë të marrë frymë, sipas raporteve të beIN SPORTS. Të gjitha para mbërritjes së mjekëve, të cilët më pas kanë vazhduar trajtimin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport james rodriguez katar james rodriguez katar

Sondazh

Poll