Sport

U konfrontua me zyrtarin e Interit, Gjykata Sportive dënon gjestin e Bonuccit

13 Janar 2022, 14:52 Nga DOSJA
U konfrontua me zyrtarin e Interit, Gjykata Sportive dënon gjestin e

ITALI-SuperKupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit, prodhoi shumë polemika. Mbrojtësi i bardhezinjve, Leonardo Bonucci u konfrontua me një zyrtar të Interit në fund. Mediat italiane kanë zbuluar arsyen se pse ndodhi ky incident.

Bonucci po bëhej gati të futej në fushë për të goditur penalltitë, por goli i Sançez në fund prishi gjithçka. Në atë moment një zyrtar i Interit po festonte aty afër.

Kjo mesa duket e ka acaruar mbrojtësin dhe ka bërë që të dilte nga vetja. Ai e shtyu me bërryl zyrtarin dhe pamjet e këtij momenti po bëjnë namin në rrjet. Mbrojtësi është dënuar me 10,000 euro nga Gjykata Sportive.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bonucci inter juventus bonucci inter juventus

Sondazh

Poll