Sport

Vllahovic dhe komisionet monstruoze të agjentëve, ja kërkesat e frikshme të tyre…

13 Janar 2022, 11:50 Nga DOSJA
Vllahovic dhe komisionet monstruoze të agjentëve, ja kërkesat e

ANGLI – Shtypi anglez po shkruan për interesimin e Arsenalit për Dushan Vlahovic. Dhe vetë Mikel Arteta, duke folur në prag të ndeshjes së parë të FA Cup mes Liverpoolit dhe Arsenalit, e planifikuar për sonte, në vend që të fshihet pas slloganeve të zakonshëm, por thotë: “Ne jemi gjithmonë të interesuar për lojtarët më të mirë”.

Por këtu ka një problem: komisionet e kërkuara nga agjentët e lojtarit. Sipas “Daily Mail” ato do të arrijnë në rreth 18 milionë euro, shifra që lënë të hutuar jo vetëm “Topçinjtë”, por edhe klube të tjera europiane, që janë të interesuar për lojtarin e klubit violë.

Midis tyre janë Tottenham i Contes dhe Paratici (nëse Harry Kane do të largohej), Paris SG (për pas-Kylian Mbappe), “sauditët” e Newcastles, Manchester United dhe Bayern Munich. Kujdes, nuk bëhet fjalë për oferta, por për “pour parler”, që megjithatë trembin emrat e mëdhenj të Europës.

Në thelb ka dy arsye. Së pari, komisione të tilla në Europë janë më unike, sesa të rralla. Rasti më i fundit është shuma, që do t’i ishte paguar Mino Raiola dhe babait të Haaland me rastin e kalimit të norvegjezit nga Leipzig te Borussia Dortmund. Por ka dallime.

Së pari: Vlahovic, edhe pse shumë i fortë, nuk është Haaland (të paktën për momentin). E dyta: në rastin e tij, Borussia ka përfituar nga klauzola prej 20 milionë eurosh dhe për këtë arsye, kur nuk paguan çmimin e tregut, ndaj është logjike që mund ta paguash më shumë agjentin. Dhe e treta: Fuqia e Raiolës ndaj klubeve të gjysmës së Europës, qoftë edhe si ndërmjetës, është e njohur dhe më e lartë se ajo e atyre që asistojnë Vlahovicin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 29-vjeçarin e arsenalit drejtuesit e klubit londinez të arsenalit lojtar i paris sg-it mikel arteta paris sg për dushan vlahovic për interesimin e arsenalit sipas “daily mail” skuadra franceze e paris sg tottenham i contes 29-vjeçarin e arsenalit drejtuesit e klubit londinez të arsenalit lojtar i paris sg-it mikel arteta paris sg për dushan vlahovic për interesimin e arsenalit sipas “daily mail” skuadra franceze e paris sg tottenham i contes

Sondazh

Poll