Sport

E mbylli ndeshjen dy herë para kohe, justifikohen për arbitrin: E kishte prej vapës!

13 Janar 2022, 15:18 Nga DOSJA
E mbylli ndeshjen dy herë para kohe, justifikohen për arbitrin: E

AFRIKË-Takimi mes Tunizisë dhe Malit e vlefshme për Kupën e Afrikës në Grupin F ka dhuruar një episod interesant ku protagonist kryesor është bërë arbitri kryesor, Janni Sikazwe. Ky i fundit fërshëlleu përfundimin e takimit në minutën e 85′.

Pas shumë protestave Sikazwe i ka hedhur edhe njëherë sytë në kronometrin e tij dhe vuri re gafën. Kështu vendosi që loja të rifillojë sërish, megjithatë nuk ishte e thënë që ndeshja të luhej deri në minutën e 90.

Megjithatë, me sa duket, nxitimi i arbitrit ishte i justifikuar, të paktën sipas Essam Abdel-Fatah, kreu i arbitrave të Kupës së Afrikës. Sikazwe mendohet se ka pësuar goditje nga vapa e madhe, gjë që do të kishte shkaktuar humbjen e përqendrimit. Dhe, pikërisht për këtë, kishte fërshëllyer disa minuta më herët.

?? ?? 2nd half of Tunisia vs Mali:

?‍♂️ 9 substitutions
? 2 penalties awarded
? 1 red card
? Referee blows up for full-time at 85th minute & finally on 89:50 with no added time.pic.twitter.com/ymqsKHbTC5

— Photos of Football (@photosofootball) January 12, 2022

Ky justifikim sigurisht që nuk do ta qetësojë Tunizinë, e cila shpresonte të barazonte apo të përmbyste rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes. Sikazëe është në Kupën e tij të gjashtë të Kombeve të Afrikës, por ka drejtuar edhe ndeshjet e Kupës së Botës 2018 dhe Kupës së Arabisë 2021.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afrikë tunizia afrikë tunizia

Sondazh

Poll