Sport

CR7 ndryshon mendim: “Rangnick e ka ndryshuar United, por atij i duhet kohë”…

13 Janar 2022, 10:49 Nga DOSJA
CR7 ndryshon mendim: “Rangnick e ka ndryshuar United, por atij i duhet

ANGLI – Cristiano Ronaldo ka shprehur një mendim krejt tjetër, për raportet me Ralf Rangnick, duke përgënjeshtruar kështu thashethemet e fundmi, për një marrëdhënie të tensionuar midis tij dhe trajnerit të ri.

Titujt ‘Nëse ai qëndron atëherë Ronaldo largohet’ dhe të tjerë si këto, tani u janë faturuar medias britanike. CR7 është shprehur se ardhja e Rangnick e ka ndryshuar Unitedin, vetëm se atij i duhet pak më shumë kohë atij për ta gjykuar.

“Që kur ai ka ardhur, disa javë më parë, ka ndryshuar shumë gjëra,- ka thënë Ronaldo për Sky Sports. – Por ai ka nevojë për kohë që t’ua përcjellë idetë e tij lojtarëve. I duhet kohë, por unë besoj se do të bëjë punë të mirë. E dimë se nuk po luajmë futbollin më të mirë, por kemi shumë ndeshje para për t’u përmirësuar.

Që kur ai ka ardhur, besoj se deri në njëfarë pike jemi më mirë, por atij i duhet kohë. Nuk është lehtë të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve dhe mënyrën e të luajturit, kulturën, sistemin e lojës e gjëra tjera. Besoj se do të bëjë punë fantastike”.

Pas 21 ndeshjeve në Premier League, Manchester United renditet në vendin e tetë me 21 pikë, 22 më pak se lideri, Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € cristiano ronaldo i portugalisë ralf rangnick të shënuar nga cristiano ronaldo borxhi neto i manchester united u ul në 492 nga 552 milionë € cristiano ronaldo i portugalisë ralf rangnick të shënuar nga cristiano ronaldo

Sondazh

Poll