Sport

“Jam si një luan në një kafaz”! Shënoi golin e fitores, Sanchez mesazh Inzaghit

13 Janar 2022, 16:17 Nga DOSJA
“Jam si një luan në një kafaz”! Shënoi golin e

ITALI-Alexis Sanchez u kthye në heroin e Interit. Sulmuesi i Interit i dha fitoren zikaltërve në finalen e Superkupës ndaj Juventusit.

Në përfundim të ndeshjes, kileni nuk i fshehu emocionet as në prononcimin për mediat, teksa pati edhe një mesazh për trajnerin Simone Inzaghi, të cilit i kërkoi më shumë minuta në fushën e lojës.

“Kam qenë gjithmonë mirë, por nuk kam luajtur. Është zgjedhje e trajnerit dhe e respektoj. Unë jam si një luan në kafaz. Sa më shumë të luaj, aq më mirë ndihem. Mendova se do ta luaja këtë ndeshje, pas provës ndaj Lazios, isha i uritur për të fituar. Cikli fitues? Duhet të vazhdojmë kështu, jemi në rrugën e duhur dhe nuk duhet të dorëzohemi”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter juventus sanchez inter juventus sanchez

Sondazh

Poll