Sport

Lady Messi dhe makina që drejton në rrugët e Parisit… marka dhe sa vlen ajo

13 Janar 2022, 16:13 Nga DOSJA
Lady Messi dhe makina që drejton në rrugët e Parisit…

FRANCE Një makinë e gjeneratës së fundit për Antonela Roccuzzon. Bashkëshortja e Leo Messit ka ndarë në Instagram disa detaje të makinës që ka zgjedhur për të udhëtuar në rrugët e Parisit.

Bëhet fjalë për një Mini Cooper SE Full Electric: një model i dalë në vitin 2021, vlera e të cilit është rreth 40 mijë euro. Makina elektrike britanike përshpejton nga 0 në 100 km/h për 7,3 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 150 km/h.

Përveç një leve specifike marshi, ajo ka edhe një panel të ri instrumentesh dixhitale me një ekran 5,5 inç, që shfaq një sërë informacionesh të dedikuara si diapazoni, ngarkimi i baterisë, vendosja e modalitetit të drejtimit, kufijtë e shpejtësisë dhe treguesi i navigatorit. Informacione të dobishme jepen edhe kur makina është e fikur, si p.sh. informacioni për kohën e mbetur për karikim “të plotë”, ndërsa automjeti është duke u rimbushur.

Përveç kësaj, Mini i ri që ka blerë Lady Messi mund të mbështetet në një aplikacion shumë të dobishëm MINI, që e lejon të kontrollojë statusin e saj në çdo kohë dhe mund edhe të programojë navigatorin përpara nisjes. Duke përdorur telefonin inteligjent, ajo mund të organizojë një udhëtim duke marrë parasysh jo vetëm ndalesat dhe pikat e interesit, por edhe stacionet e karikimit të aksesueshme përgjatë itinerarit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #etildagjonaj #takime ne britanine e madhe antonela roccuzzon bashkëshortja e leo messit lionel messi nuk u stërvit sot mini i ri që ka blerë lady messi #etildagjonaj #takime ne britanine e madhe antonela roccuzzon bashkëshortja e leo messit lionel messi nuk u stërvit sot mini i ri që ka blerë lady messi

Sondazh

Poll