Aktualitet

Kapen mat me 3 emigrantë të paligjshëm në makinë,arrestohen 2 të rinj në Gjirokastër

13 Janar 2022, 14:14 Nga DOSJA
Kapen mat me 3 emigrantë të paligjshëm në

GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët janë kapur në flagrancë duke transportuar me qëllim fitimin, tre emigrantë të paligjshëm. Sipas bluve të Gjirokastrës, në pranga kanë rënë një 29 dhe një 21-vjeçar, të cilët janë konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Volkswagen”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “FOLLOW”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte tre emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Vihet në pranga edhe një 21-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij. Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një shumë parash. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “FOLLOË”, në kuadër të të cilit, në bazë të informacioneve policore, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Volkswagen”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Gjithashtu, në vijim të hetimeve u ndalua si bashkëpunëtor i dyshuar, shtetasi A. N., 21 vjeç, banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash. Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem policia gjirokaster emigrante te paligjshem policia gjirokaster

Sondazh

Poll