Sport

Djokoviç në shortin e “Australian Open”, por tenisti ende peng i qeveritarëve…

13 Janar 2022, 09:38 Nga DOSJA
Djokoviç në shortin e “Australian Open”, por tenisti

AUSTRALI – Pas katër ditësh do të fillojë “Australian Open”, por Novak Djokovic ende nuk e di nëse do të marrë pjesë: ministri i emigracionit, Alex Hawke, nuk është prononcuar për rastin e tenisit serb dhe rrjedhimisht, – shkruajnë mediat australiane, – nuk do të ketë asnjë lajm edhe nga kryeministri Morrison në orët në vijim.

Ndërkohë, është hedhur shorti i turneut, ku Djokovic duhet të përballet me bashkatdhetarin Miomir Kecmanoviç në raundin e pare. Duke ecur përpara, në çerekfinale mund të ketë sfidant Berrettinin, në gjysmëfinale Nadal apo Zverev dhe në finale ndoshta do të rival Medvedev.

Natyrisht që çdo gjë nëse arrihet konfirmimi i vizave, pas polemikave për përjashtimin e tij nga vaksinave, leje e dhënë nga organizatorët e “Australian Open”. Pas shortit Craig Tiley, drejtori i turneut, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për çështjen e Noles, të kontestuara nga qeveria australiane. Ndërkohë, Djokoviç vazhdon të stërvitet në “Rod Laver Arena” së bashku me trajnerët Ivanisevic dhe Panichi.

Mirëpo telashe të tjera mund të vinë edhe nga Spanja: “Cadena Cope” raporton se si Spanja po heton praninë e numrit 1 në botë përpara se të niset për në Australi. Në ato ditë, në fakt, turistëve të huaj të pavaksinuar u ndalohej hyrja në gadishullin iberik.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australian open novak djokoviç nuk do të marrë pjesë në “australian open” për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic tenistit serb novak djokoviçit australian open novak djokoviç nuk do të marrë pjesë në “australian open” për të marrë përjashtimin mjekësor dhe novak djokovic tenistit serb novak djokoviçit

Sondazh

Poll