Sport

Edhe pas 7 vitesh, gazetari spanjoll e ruan inatin me Mourinhon: “Më mashtroi”…

13 Janar 2022, 06:28 Nga DOSJA
Edhe pas 7 vitesh, gazetari spanjoll e ruan inatin me Mourinhon: “Më

SPANJE – Në Madrid, trajneri aktual i Romës, José Mourinho la kujtime të mira, duke fituar një La Liga, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës në krye të real Madridit.

Në kryeqytetin spanjoll, megjithatë, ka edhe nga ata që nuk ndjehen këndshëm kur dëgjojnë të flitet për “Special One”. Mes tyre është edhe Pablo Motos, drejtuesi i programit “El Hormiguero”. Gjatë emisionit të fundit, me të ftuar gazetaren Juanma Castaño, protagonist i papritur u bë vetë Mourinho, me kujtimin e një episodi gati shtatë vite më parë.

“Nuk dua as të dëgjoj për të!,- tha Motos, i cili më vonë shpjegoi: “Kur Justin Bieber erdhi këtu, mund të ishin maksimumi 140 njerëz në audiencë dhe ne morëm mijëra kërkesa për të marrë pjesë. Trajneri Mourinho më mori në telefon dhe më kërkoi dy bileta për fëmijët e tij. Unë iu përgjigja se do t’i jepja dy bileta në këmbim të pjesëmarrjes në program. Por, pavarësisht premtimit për të marrë pjesë në shfaqje, portugezi nuk u erdhi në emision: Më mashtroi! Dhe për më tepër, ai as nuk na telefonoi të thoshte se nuk do të vinte”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport diskutuar me mourinhon drejtuesi i programit “el hormiguero” josé mourinho la kujtime të mira mes tyre është edhe pablo motos mourinho nuk dëshiron shpërqendrime trajneri aktual i romës diskutuar me mourinhon drejtuesi i programit “el hormiguero” josé mourinho la kujtime të mira mes tyre është edhe pablo motos mourinho nuk dëshiron shpërqendrime trajneri aktual i romës

Sondazh

Poll