Sport

Juve ka dyshime për rinovimin e kontratës, Dybala zemërohet dhe shikon drejt Barçës…

13 Janar 2022, 09:56 Nga DOSJA
Juve ka dyshime për rinovimin e kontratës, Dybala zemërohet dhe

ITALI – “Nëse nuk ka një ndryshim rrënjësor të situatës, Paulo Dybala ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Juventusin, e cila skadon më 30.06.2022. Për të shqetësuar lojtarin, klubi ka ndryshuar kushtet për një marrëveshje të re. Me këtë skenar ai është gati të dëgjojë oferta të reja”.

Lajmi vjen nga Cesar Luis Merlo, gazetar argjentinas i “TyC Sport”. Siç kemi shkruar tashmë, Juventusi ka pasur gjithmonë dyshime për rinovimin e kontratës me ‘Joya’ në shifrat e kërkuara nga “playmakeri” amerikano-jugor. Loja negative e drejtuesve të klubit i ka lodhur dukshëm agjentin e lojtarit që tani ka filluar të shikojë përreth.

Klubi që e ka tërhequr gjithmonë Dybalan është Barcelona e cila, duke pasur parasysh problemet ekonomike, do të ishte e lumtur të pranonte në shtëpi një kampion me parametra zero. Sigurisht, shuma e pagës është ende e konsiderueshme, por katalanasit janë gati të shesin për të siguruar thesarin e nevojshëm argjentinas për sulmin “blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybalan është barcelona e cila paulo dybala paulo dybala i juventusit paulo dybala ka gjetur buzëqeshje rinovimi i paulo dybalas dybalan është barcelona e cila paulo dybala paulo dybala i juventusit paulo dybala ka gjetur buzëqeshje rinovimi i paulo dybalas

Sondazh

Poll