Sport

Në stadiume vetëm 5000 tifozë! Roma e gjen zgjidhjen, hyrja në “Olimpico” me short…

13 Janar 2022, 11:11 Nga DOSJA
Në stadiume vetëm 5000 tifozë! Roma e gjen zgjidhjen, hyrja

ITALI – Roma e ka bërë të ditur se si 5 mijë shikuesit do të mund të hyjnë në “Olimpico”, të dielën, në orën 18:00, për ndeshjen ndaj Cagliarit.

Prioritet iu dha 21 mijë abonentëve, duke u ndarë atyre më shumë se gjysmën e vendeve të disponueshme (të tjerët do të jenë në dispozicion të sponsorëve dhe zonës së korporatës).

Kushdo, që dëshiron të shkojë në stadium, duhet të regjistrohet në faqen e klubit, ku më pas do të bëhet një short, i cili në prani të noterit, do të përcaktojë se kush do të mund të hyjë.

Ata që nuk fitojnë shortin, ose vendosin të mos marrin pjesë, do të kenë 3 mundësi: të ruajnë vendin e tyre të abonimit pa pagesë, për të tetën finalen e Conference League, të marrin një kupon për vlerën e ndeshjes, ose vlerën e saj ta japin për për bamirësi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dëshiron të shkojë në stadium dy romanet falënderoj as roma klubi i futbollit roma në “olimpico” për ndeshjen ndaj cagliarit dëshiron të shkojë në stadium dy romanet falënderoj as roma klubi i futbollit roma në “olimpico” për ndeshjen ndaj cagliarit

Sondazh

Poll