Sport

Seria A, protokoll të ri për Covid: do të luhen edhe nëse ekipi ka 8 raste pozitivë

13 Janar 2022, 10:19 Nga DOSJA
Seria A, protokoll të ri për Covid: do të luhen edhe nëse

ITALI – Protokolli i ri Covidi për sportet jo-individuale në Itali, i cili ka mbështetjen e ministrit të shëndetësisë, Speranza dhe nënsekretarit të sportin, Vezzali, për skenarët e ardhshëm të disiplinave sportive. Gjithsesi, pritet miratimi përfundimtar i Komisionit Teknik të Shëndetësisë (CTS).

E dhëna më e rëndësishme, është ajo e ndalimit të aktivitetit me 35% të rasteve pozitive në grup, por çdo sport do të ketë rregullat e veta. Për futbollin, edhe pse pritet konfirmimi i FIGC-së, ndeshjet do të luhen edhe kur në një skuadër do të kenë 8 raste pozitive me Covid, në një grup prej 25 lojtarësh. Nëse numri i rasteve është më i shumtë, ndeshja do të pezullohet.

Në mënyrë të detajuar, protokolli parashikon edhe bllokimin e të gjithë ekipit, nëse numri i pozitivëve është më i lartë se 35% e grupit të sportistëve. Izolimi për pozitivët dhe testet e vazhdueshme do të jetë për 5 ditë, me detyrimin për të veshur FFP2 nëse nuk kryeni asnjë aktivitet sportiv, pavarësisht nga statusi i vaksinimit. Për kontaktet me rrezikshmëri të ulët, do të zbatohen masat e parashikuara nga udhëzimet ministrore, edhe në lidhje me statusin e vaksinimit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 8 raste pozitive me covid ambasadoret e seria a makthi i përjashtimit nga seria a n protokolli i ri covidi rifillimi i seria a 8 raste pozitive me covid ambasadoret e seria a makthi i përjashtimit nga seria a n protokolli i ri covidi rifillimi i seria a

Sondazh

Poll