Aktualitet

Moti i keq në vend/I ftohti polar në Fier e Berat, zonat malore mbulohen nga bora

12 Janar 2022, 15:36 Nga DOSJA
Moti i keq në vend/I ftohti polar në Fier e Berat, zonat malore

TIRANË – Temperaturat e ulëta janë kthyer së bashku me muajin janar. Ulja e temperaturave do të vazhdojë edhe ditët në vjim kur priten të arrijnë nën 0.

Temperaturat në zonat malore pritet të arrijnë deri në -9 gradë C, ndërsa në Ultësirën Perëndimore dhe kryeqytet parashikohet të zbresin në 0 apo -1 gradë C.

Sinoptikania Lajda Porja tha se shkak për këtë ndryshim drastik të motit janë masat e ftohta polare të cilat do sjellin ulje temperaturash edhe në Shkodër, Fier e Berat, ndryshe nga vitet e kaluara u nuk kanë qënë prezente. Temperaturat më ulta do jenë ditën e enjte dhe e premte, ndërsa e diela do të sjellë një përmirësim gati të pandjeshëm. Porja sqaron se kjo situatë do jetë të paktën deri në mesin e javës tjetër.

Ajo bën të ditur gjithashtu se do bëjë kryesisht mot me diell por nuk do mungojnë vranësirat teksa karakteristike do jetë era e ftohtë nga veri-lindja dhe lagështira e lartë. Ajo siguron se nuk do ketë reshje, por dëborë të imët në zonat e thella malore.

LAJMI KRYESOR:TEMPERATURA minus! 1 viktimë, rrëzohen shtyllat, ARRSH: Përdorni goma dimërore

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet i ftohti polar moti i keq ne shqiperi i ftohti polar moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll