Aktualitet

EMRAT/Mallra kontrabandë Kosovë-Shqipëri, në pranga 2 punonjës të një poste private

12 Janar 2022, 13:47 Nga DOSJA
EMRAT/Mallra kontrabandë Kosovë-Shqipëri, në pranga 2

TIRANË – Dy punonjës të një poste private janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kryenin kontrabandë me mallra, ndërkohë që në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Bledian Zagradi, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Aldo Rubiku, 27 vjeç, banues në Durrës, të dy punonjës në një postë private, të cilët dyshohet se kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Tiranë / Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Online”. Tregtonin mallra kontrabandë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni policor i koduar “Online”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

Gjithashtu u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit N. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një poste private, dhe B. Sh., 38 vjeç. Këta shtetas dyshohet se kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i policise tirane policia e tiranes aksioni i policise tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll