Aktualitet

“Zbutën” sherrin!Pezullohet nga detyra shefi i burgut të Reçit e dy zyrtarë të tjerë

12 Janar 2022, 09:49 Nga DOSJA
“Zbutën” sherrin!Pezullohet nga detyra shefi i burgut të

SHKODËR-  Pezullohen nga detyra 3 zyrtarë të burgut të Reçit në Shkodër. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut të Reçit në Shkodër, Maliq Meta, i cili u emërua në detyrë këtë vit. E po ashtu, bashkë me të është pezulluar shefi i policisë së burgut, Robert Bundo dhe nënkomisari Gëzim Qosku, po ashtu i emëruar në burgun e Reçit. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë administruar dokumenta të falsifikuara për të krijuar kushte lehtësuese për 3 persona brenda qelive, të cilët kishin dhunuar një bashkëvuajtës dënimi. Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit të dënuarit që deri më tani janë identifikuar me inicialet: “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”. Pas ngjarjes nënkomisari përpiloi raportin e parë për autorët, e më pas me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë duke falsifikuar edhe firmat e efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”. Por hetimet zbuluan gjithçka.

Sipas dosjes, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në datën 20 korrik 2021, ku të dënuarit Edison Çela, Fatjon Guri dhe Pjerin Ndreu kanë dhunuar me shkelma e grushte të dënuarin tjetër Ervin Zallumi në ambientet e ajrimit. Qoshku u mor me raportin e kësaj ngjarje, ndërsa ato janë protokolluar dhe sigluar nga Meta. Një ditë më pas, Shefi i policisë, Robert Bundo urdhëroi oficerin Gëzim Qoshku që t’u merrte deklarata të dënuarve dhe policëve që kishin qenë të pranishëm, me arsyetimin se s’ishte pëpiluar siç duhet dokumenti. Sipas verifikimit, oficeri Qoshku falsifikoi firmat e efektivëve të policisë Genc Quku dhe Elsaid Zeqiraj, duke arsyetuar se kishte ndodhur vetëm një konflikt verbal. Sekretari  kërkoi që të merrej konfirmim i drejtorit për anulim. Drejtori Maliq Meta ka dhënë konfirmimin për anulim dhe siglim, ndërkohë që ka vijuar puna nga Komisioni Disiplinor, i përbërë nga shefi i policisë Robert Bundio dhe drejtori Maliq Meta. Hetimet tregojnë se është vërtetuar falsifikimi i kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve më 12.1.2022, zbatoi urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ekzekutim vendimi penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me nr.20 (40), datë 11.01.2022 për caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të detyrës në IEVP Reç”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale për tre zyrtarë:

1-“M.M.”, Drejtori i IEVP-së Reç, Shkodër;

2-“R.B.”, Shefi i Policisë së IEVP-së Reç, Shkodër;

3-“G.Q.”, Nënkomisar Specialist Policie në IEVP-në Reç, Shkodër,

Urdhërin për ekzekutimin e vendimit e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve. SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumenta të falsifikuar. Në këto kushte, pasi u vunë përballë këtij fakti, u kryen veprime proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe duke qenë se provat ishin të mjaftueshme Gjykata mori vendimin e sipërcituar.

Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal. Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Nënkomisar “G.Q.” përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”. Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo. Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burgu i reçit gëzim qosku maliq meta robert bundo burgu i reçit gëzim qosku maliq meta robert bundo

Sondazh

Poll