Aktualitet

Basha jep “shembull” tek PD! Bardhi i kopjon numrin e targës tek Benz-i (KRAHASIMI)

12 Janar 2022, 14:13 Nga DOSJA
Basha jep “shembull” tek PD! Bardhi i kopjon numrin e targës

TIRANË– Duket se në selinë e Partisë Demokratike kanë një preferencë për mjetet gjermane, më saktësisht ato tip “Mercedes Benz”. Kryedemokrati Lulzim Basha për një kohë të gjatë ka qarkulluar me një mjet të zi, me targë “AA 111 EN”. Por mesa duket të tjerët kanë mësuar nga eksperienca e Bashës me mjetin, e kanë vendosur që edhe vetë të marrin një mjet të tillë.

Më së fundmi, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është pikasur sot me një mjet të ngjashëm, por edhe targa nuk ndryshon shumë. Në makinën, me të cilën qarkullon Bardhi, “pllakat e bardha” shënojnë simbolet identifikuese “AB 111 EN”. Targë kjo thuajse identike me atë të numrit një të opozitës.

Ndoshta për Bashën dhe personat e afërm me të numri “111” ka një kuptim, por se cili është ende nuk e dimë. Po ashtu, edhe një pyetje tjetër; nëse Basha mjetin e tij raportohet se e ka marrë dhuratë 130 mijë euro, po Bardhi sa e ka marrë tijën?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll