Aktualitet

Vrasja e studentes greke/ Shqiptari flet për herë të parë nga burgu

12 Janar 2022, 13:56 Nga DOSJA
Vrasja e studentes greke/ Shqiptari flet për herë të parë

GREQI– I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë.

“Nuk më intereson çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat,“-tha ai pasi shoku i ngushtë drejton gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares. Por deklaratat e tij nxitën edhe reagimin e babait të të ndjerës, i cili gjithashtu nuk e la ngjarjen të kalonte pa rikujtuar humbjen e të bijës.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi, cili nga të dy i vuri thikën, cili nga të dy e hodhi në det, le ta bëjnë,”-tha Giannis Topaloudis, duke argumentuar se një person nuk mund ta bënte i vetëm krimin.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte. 

Marrë nga Ethnos.gr

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander luca eleni topaloudi vrasja e studentes greke aleksander luca eleni topaloudi vrasja e studentes greke

Sondazh

Poll