Aktualitet

‘Arrestohem pa bërë gjë’/ Gjykatësi-Stresit: Kështu më the herën e parë

12 Janar 2022, 13:35 Nga DOSJA
‘Arrestohem pa bërë gjë’/ Gjykatësi-Stresit:

TIRANË – Një nga të arrestuarit për sulmin në selinë e PD, gjatë protestës së 8 janarit është edhe reperi Stresi, apo Arkimed Lushaj, i cili para gjykatësit tha se është hera e parë për të që arrestohet pa bërë gjë.

Menjëherë pas deklaratës së tij, ka qenë gjyqtari i çështjes, i cili i ka thënë se ai kishte thënë të njëjtën gjë edhe herën e parë, ndërsa këngëtari u shpreh se, atëherë kishte folur avokati i tij dhe jo ai vetë.

Debati mes Stresit dhe gjyqtarit:

Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë

Gjyqtari: Kështu me ke thënë dhe radhën e parë

Stresi : Atëherë foli avokati, jo unë.

Nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje ne partine demokratike stresi perplasje ne partine demokratike stresi

Sondazh

Poll