Aktualitet

Kadastra e Fierit/Koçi: Po kthehet nga muze korrupsioni. Drejtori:Unë bëj punën time

12 Janar 2022, 10:33 Nga DOSJA
Kadastra e Fierit/Koçi: Po kthehet nga muze korrupsioni.

TIRANË– Deputeti socialist, Petro Koçi ka komentuar dhe një herë situatën në Kadastrën e Fierit. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Koçi shkruan se Kadastra është kthyer nga muze e korrupsionit në një atraksion për shushunja gjakthithëse të reja dhe të vjetra.

POSTIMI:

Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllekut edhe ne nje atraksion per shushunja gjakthithese te reja e te vjetra. Nje koniukture ndervepruese, armike me moralin e qeverisjes se PS dhe te fitores se 25 Prillit. Jazek!

Këtë deklaratë nuk e ka komentuar më gjatë drejtori i Kadastrës në Fier, Bledar Karaj. Ky i fundit ka zgjedhur të thotë se do të vazhdojë të bëjë punën e tij në shërbim të qytetarëve.

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar dhe më parë për situatën në Kadastrën e Fierit. Në 31 korrik ai deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Petro Koçi tha se trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Muze korrupsioni’/Denoncimi i Koçit, Drejtori i Kadastrës: Unë punoj normalisht

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kadastra e fierit petro koçi kadastra e fierit petro koçi

Sondazh

Poll