Aktualitet

Dhunoi rëndë nënën e tij 84-vjeçare, arrestohet 54-vjeçari në Korçë

12 Janar 2022, 12:38 Nga DOSJA
Dhunoi rëndë nënën e tij 84-vjeçare, arrestohet

KORÇË – Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas njoftimit të policisë, në pranga për dhunë në familje ka rënë 54-vjeçari M. Gj., pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij 84-vjeçare.

Në pranga është vendosur edhe një 22-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar në lokalin e tij veprimtarinë e lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Korçë:

DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit M. Gj., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, ndaj nënës së tij, shtetases B. Gj., 84 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të shtetasit M. D., 22 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në këtë fshat, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne korce dhune ne familje policia e korces arrestime ne korce dhune ne familje policia e korces

Sondazh

Poll