Aktualitet

Vrasja e studentes 21-vjeçare, flet për herë të parë shqiptari i akuzuar: S’më intereson se çfarë thonë

Flet për herë të parë nga burgu shqiptari, Aleksander Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes 21 vjeçare në Rodos.
Featured image of article: Vrasja e studentes 21-vjeçare, flet për herë të parë shqiptari i akuzuar: S’më intereson se çfarë thonë Viktima dhe dy të akuzuarit për vrasjen e saj

GREQI– Flet për herë të parë shqiptari Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes Eleni Topaloudu në Rodos. 

19-vjeçari ka folur për “Star” duke u shprehur se ai ishte i pafajshëm dhe se shoku i tij grek, po ashtu i akuzuar për vrasjen po ia kalonte atij fajin.

“Jam i pafajshëm. Nuk më intereson se çfarë po thonë grekët dhe se çfarë kanë thënë. Unë kam një avokat,”-është shprehur ai. 

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Tashmë pas 8 muajsh hetime çështja për ta është mbyllur, ndërsa pritet vetëm vendimi i Gjykatës. 

Trupi i 21-vjeçares u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.

Pavarësisht plagëve të marra, sipas ekspertiza mjeko-ligjore vdekja e Elenit ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment