Aktualitet

Përplasen dy makina në Mullet, plagoset njëri nga shoferët, dërgohet në spital

12 Janar 2022, 13:20 Nga DOSJA
Përplasen dy makina në Mullet, plagoset njëri nga shoferët,

TIRANË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mullet, ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i njërës prej makinave të përfshira në aksident.

Ndërkohë, policia bën me dije se i dëmtuari ndodhet në spital, nën kudjesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Informacion paraprak / Më datë 12.01.2022, në Mullet, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin Sh. Ll., me mjetin me drejtues shtetasin G. B. Si pasojë e aksidentit shtetasi Sh. Ll. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne mullet aksident ne tirane aksident ne mullet aksident ne tirane

Sondazh

Poll