Aktualitet

Rritja e infektimeve me Covid, Ministria Shëndetësisë apel qytetarëve: Mbani maska!

12 Janar 2022, 12:32 Nga DOSJA
Rritja e infektimeve me Covid, Ministria Shëndetësisë apel

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë nënvizon se vijon të mbetet në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në transpotin publik, qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Vendos maskën. Mbro veten dhe të tjerët!

Qeveria shqiptari mori vendimin që thoshte se, nga data 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit, në të kundërt do të duhet që çdo 5 ditë të paraqesin përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk janë mbartës të virusit. Sipas vendimit, përjashtim nga ky urdhër bëjnë rastet që kanë problematika shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur injektimin e vaksinës anti-Covid.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet apeli i ministrise se shendetesise mbani maskat ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale apeli i ministrise se shendetesise mbani maskat ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale

Sondazh

Poll