Aktualitet

Lirohet Dritan Rexhepi, ‘bosi’ i Amerikës Latine lë burgun në Ekuador (Kushti)

11 Janar 2022, 19:56 Nga DOSJA
Lirohet Dritan Rexhepi, ‘bosi’ i Amerikës Latine lë burgun

EKUADOR– Dritan Rexhepi, i cili mban disa identitete dhe njihet si ‘mjeshtri i arratisjeve nga burgu’ ka dalë sërish nga qelia. Por këtë herë, në mënyrë legale. Fax News raporton se Rexhepi, një nga bosët e trafikut të kokainës në Amerikën Latine, me kërkesa ekstradimi nga të paktën tre shtete ka dalë nga burgu i sigurisë së lartë në Latacunga, në Guayaquil të Ekuadorit, ku dhe vuante dënimin. Rexhepi rezulton ta ketë përfunduar dënimin e tij në fund të vitit 2021, por sërish nuk i lejohet të dalë nga Ekuadori. Kjo, për shkak të frikës së arratisjes pasi 40-vjeçari shqiptar, me origjinë nga Vlora, rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete. Prej javësh, Dritan Rexhepi paraqitet pranë autoriteteve dhe mbahet në vëzhgim prej tyre.

Kush është Dritan Rexhepi?

Rexhepi është regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar) e Gramoz Rexhepi (emër shqiptar). Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013, ai ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj e nuk është pikasur nga autoritetet.

Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodhi edhe arratisja e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur tu ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua në momentin që sapo u fut në qeli pas marrjes në pyetje, pasi dera e qelisë ishte lënë hapur. Në vetëm pak sekonda, Rexhepi ndodhej në rrugë i lirë.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dritan rexhepi lirohet dritan rexhepi dritan rexhepi lirohet dritan rexhepi

Sondazh

Poll