Aktualitet

Axhenda/ PD mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve, çfarë do të diskutohet

11 Janar 2022, 20:19 Nga DOSJA
Axhenda/ PD mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve, çfarë do

TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kolegjin e Kryetarëve të PD-së. Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, bëhet me dije se nesër, më 12 janar në orën 16:00 do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor. Kjo mbledhje, sipas Bardhit është vonuar për shkak të protestës së dhunshme të 8 janarit e do të zhvillohet nesër. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.

NJOFTIMI I SEKRETARIT TË PD GAZMENT BARDHI:

Të nderuar Kryetarë, Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën. 8 Janar. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm. Gazment Bardhi.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e djeshme përjashtimin 8 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu. Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

(d.v;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit gazment bardhi perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll