Aktualitet

Moti në Shqipëri/ Dëborë dhe ndërprerje energjie, ARRSH: Kujdes në këto akse rrugore

11 Janar 2022, 06:51 Nga DOSJA
Moti në Shqipëri/ Dëborë dhe ndërprerje energjie,

SHQIPËRI – Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu, dëbore dhe me temparatura të ulëta ka sjellë probleme në disa qarqe në verilindje dhe julindje të Shqipërisë. Vështirësitë më të mëdha në lidhje me furnizimin me energji elektrike dhe kalimin e automjeteve u panë në Tropojë, Kukës dhe Korçë. Në Kukës, rrugët e qytetit dhe ato nacionale u mbuluan nga akulli, duke shkaktuar vështirësi jo vetëm në qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve. Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, në qytetin e Kukësit disa biznese janë detyruar që të rikthejnë në punë gjeneratorët.

Në urën e Milotit, era e fortë ktheu përmbys një kamion që vinte nga Kosova. Për pasojë, lëvizja e makinave u bllokua për dy orë. Në qytetin e Pogradecit, era e fortë rrëzoi një pemë në parkun kryesor të qytetit. Fatmirësisht, edhe pse në një zonë të frekuentuar nga qytetarët, nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar komunikoi pasdite se janë trajtuar me kripë akset rrugore në Tropojë, Kukës dhe Korçë. Ajo u bëri apel shoferëve që të tregojnë kujdes gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit për shkak të uljes së temperaturave në rrugët e këtyre 3 qyteteve. Gjithashtu, ARRSH u kërkon drejtuesve të automjeteve që të përdorin gomat dimërore ose zinxhirët.

Për sa i përket reshjeve të shiut, intensiteti i tyre ka qenë i ulët dhe për fatin e mirë nuk raportohen përmbytje, bllokim rrugësh, etj.

Vendi ynë është përfshirë nga një mot i ftohtë e me vranësira, ndërsa sot komunikohet se edhe në zonat e ulëta, temperaturat do të shkojnë nën zero. Ndërkohë, sinoptikanët parashikojnë se ditën e nesërme reshjet e shiut do të kenë intensitet shumë të lehtë, por temperaturat do të jenë të ulëta.

Moti është përkeqësuar sërish në ditët e fundit. Në muajin dhjetor pati përmbytje të shumta, rënie intensive të dëborës. Lumenjtë Vjosë, Osum, Drin, etj dolën nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe të mëdha toke në Fier, Berat dhe Vlorë. Qytetet Shkodra, Vlora, etj. patën mbulim të rrugëve nga uji si pasojë e bllokimit të kanaleve të kullimit. Në zonat, malore të Lezhës, Mirditës, Kukësit, Tropojës, etj. u shënuan ndërprerje të energjisë elektrike, bllokim të disa fshatrave të thella.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dëbora në Tropojë, Kukës dhe Korçë, ARRSH: Është hedhur kripë në akset rrugore

Dëbora në Korçë, disa zona pa energji elektrike, era shemb pemën në Pogradec

Era e fortë / Përmbyset kamioni tek ‘Ura e Milotit’, bllokohet qarkullimi për dy orë

Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë: Në Shqipëri po afron i ftohti dhe ngricat

Era e fortë rrëzon pemën në Parkun e Pogradecit, rrezikohen kalimtarët

Moti i keq/Ngrica në rrugët e Kukësit, probleme me energjinë, rikthehen gjeneratorët

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit moti moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll