Aktualitet

Dëbora në Tropojë, Kukës dhe Korçë, ARRSH: Është hedhur kripë në akset rrugore

11 Janar 2022, 17:23 Nga DOSJA
Dëbora në Tropojë, Kukës dhe Korçë, ARRSH:

TIRANË – Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije së fundmi se sapo është bërë trajtimi me kripë i disa akseve rrugore në Tropojë, Kukës dhe Korçë për shkak të rënies së dëborës në dy ditët e fundit. Në një njoftim në Facebook, ARRSH konfirmon se temperaturat do të zbresin nën 0°C. Gjithashtu, ARRSH u bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë natës dhe mëngjesit në kohën kur do të udhëtojnë në këto akse rrugore.

NJOFTIMI I ARRSH:
Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C.

Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.

Përkeqësimi i motit në zonat malore të vendit ka shkaktuar rënie të vazhdueshme dëbore. Në disa zona të Tropojës, Kukësit dhe Korçës ka ndërprerje të energjisë elektrike pasi era e fortë ka dëmtuar linjat e furnizimit. Ndërkohë, janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e makinave në disa akse rurale të këtyre qyteteve. Trashësia e dëborës ka arritur në 25 cm në Dardhë. Për sa i përket përmbytjeve, reshjet e shiut kanë rënë me intensitet të ulët duke mos krijuar probleme përmbytjesh dhe qarkullimi të makinave.

LAJMI KRYESOR: Temperaturat nën 0 / Ngrica e probleme me energjinë, në Kukës rikthehen gjeneratorët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi parashikimi i motit moti i keq moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll