Aktualitet

Berisha: Basha i dha Escobarit listën e biznesmenëve që ndihmuan ‘Foltoren’

11 Janar 2022, 19:12 Nga DOSJA
Berisha: Basha i dha Escobarit listën e biznesmenëve që ndihmuan

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zbuloi në “ABC News” se kreu i PD Lulzim Basha i ka dërguar Zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë Gabriel Escobar listën e biznesmenëve që mbështetën turin politik të ish-kryeministrit për rithemelimin e PD dhe shkarkimin e Bashës, “Foltore”. Më tej, ish-kryeministri shtoi se Berisha këta biznesmenë nuk i kërkuar as të vijnë në ‘Foltore’ dhe as ta sponsorizojnë. Berisha shtoi se ambasada amerikane ka thirrur gazetarët që të mos transmetojnë zhvillimet e “Foltores”.

“Basha i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojmë ‘Fpltoren’ zotit Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në Foltore, por edhe më përpara asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë Foltoren. E gjitha është kjo. Ata që i besojnë Bashës bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në “ABC News”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gabriel escobar sali berisha gabriel escobar sali berisha

Sondazh

Poll