Aktualitet

Lajmëroi vrasjen e Alibeajt, Braho: E kisha fjalën për linçim (Kush ishte në listë)

11 Janar 2022, 17:29 Nga DOSJA
Lajmëroi vrasjen e Alibeajt, Braho: E kisha fjalën për

TIRANë – Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho duket se është tërhequr nga deklarata që bëri vetëm një ditë para protestës së dhunshme të 8 janarit, teksa paralajmëroi vrasjen e nënkryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe pse këtij të fundit i përmendi vetëm inicialet.

I ftuar në studion e “Report TV”, Braho sqaroi se kur tha fjalën ‘vrasje’ e kishte pasur me kuptimin që do të kishte goditja pas shpine e linçime. Ai shtoi më tej se në listë bashkë me Alibeajn ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e Ervin Salianji, por që gjithçka është shmangur falë masave që ishin marrë nga strukturat përgjegjëse. 

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë,”- u shpreh Braho.

Spartak Braho paralajmëroi në 7 janar se një deputet i Partisë Demokratike me inicialet E.A. rrezikohej të vritej në protestën para selisë blu. Këto iniciale përkonin me emrin e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj.

(d.v;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll