Aktualitet

I përjashtuar nga PD, Berisha: Sikur të vdekurit të thonë s’jeni gjallë!

11 Janar 2022, 18:41 Nga DOSJA
I përjashtuar nga PD, Berisha: Sikur të vdekurit të thonë

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga Partia Demokratike. I ftuar në studion e ‘AbcNeës”, Berisha e krahasoi këtë gjë me ringjalljen e të vdekurve politikë. Ai tha se është sikur të ‘vdekurit politkë’ të çohen e të thonë se të tjerët nuk janë gjallë.

“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave, veçse deputet,”- tha Berisha ndër të tjera. 

Partia Demokratike në një mbledhje të zhvilluar një natë më parë ka vendosur të përjashtojë nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha, deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja e Klevis Balliu.

Të pezulluar me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike janë: Agron Shehaj, Aldo Bumci, Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Clirim Gjata, Edi Paloka, Edith Harxhi, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Ledina Mandija, Lorenc Luka, Luan Baçi, Mimoza Hajdrmamataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore berisha perjashtohet nga pd partia demokratike sali berisha berisha perjashtohet nga pd partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll