Aktualitet

“Shkaktari i vetëm”, PD-Metës: Qëndro larg nesh, dëshmove ‘trekëndëshin’

11 Janar 2022, 16:10 Nga DOSJA
“Shkaktari i vetëm”, PD-Metës: Qëndro larg nesh,

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur zyrtarisht Presidentit Ilir Meta, i cili një natë më parë e cilësoi kryedemokratin Lulzim Basha si shkaktarin kryesor të dështimeve që ka pasur Partia Demokratike. Në një reagim për mediat, PD-ja i kërkon Metës që të qëndrojë larg tyre, pasi nuk i takon të ndërhyjë në një debat të brendshëm të Partisë Demokratike.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË:

Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha. Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë. Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë protestën e dhunshme të zhvilluar më datë 8 janar përpara selisë së Partisë Demokratike. Një natë më parë, i ftuar në emisionin “Click Plus” në Maqedoninë e Veriut, aty ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Meta tha se përgjegjësi i vetëm për dështimet e opozitës është kryedemokrati Lulzim Basha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta partia demokratike perplasje ne partine demokratike ilir meta partia demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll