Aktualitet

Dhunoi tre efektivë policie, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

11 Janar 2022, 17:49 Nga DOSJA
Dhunoi tre efektivë policie, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në

ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar, i parregullt në territorin italian dhe me precedentë të mëparshëm, është arrestuar në Rimini. Altarimini shkruan se pak ditë më parë shqiptari u ndalua nga policia bashkiake për një kontroll rutinë rrugor, por ai u largua duke braktisur makinën e tij.

Me të mbërritur nëpërmjet Locatelli, në zonën e Miramares, ai u vu re nga një patrullë, të cilët e ndaluan. 28-vjeçari, për të hequr qafe efektivët, ka goditur tre prej tyre me shkelma, grushta dhe bërryla. Të gjithë efektivët janë dërguar në urgjencë dhe njëri prej të cilëve ka dalë me prognozë 10-ditore.

I riu shqiptar u arrestua më pas dhe mbi të rëndojnë akuzat e kanosjes, rezistencës dhe plagosjes së një funksionari publik.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll