Bota

Hagë/Haradinaj rrëfen arrestimin nga forcat serbe:Zogu qenka rritur, është bërë pulë

11 Janar 2022, 19:38 Nga DOSJA
Hagë/Haradinaj rrëfen arrestimin nga forcat serbe:Zogu qenka rritur,

HAGË – Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka treguar në seancën e sotme në Hagë edhe për arrestimin e tij nga forcat serbe gjatë vitit 1998.

Ai ka dëshmuar se u arrestua dhe u torturua për tri natë radhazi. Haradinaj tregon se teksa vriteshin shqiptarët, serbët e paraqisnin ndryshe ngjarjen dhe thoshin se po vrisnin njëri-tjetrin. Ai tregon se ka formuar një grup bashkë me disa demonstrues të tjerë, por kur grupi u morr vesh se nga kush përbëhej, ai u arrestua. Ai ka treguar se kanë qënë në arrest për 30 ditë pas e ditur se ku mbaheshin. Haradinaj tregon se  me ndërhyrjen e Kryqit të Kuq u liruan por shenjat e dhunës ishin aty edhe 60 ditë më pas. Ai foli edhe për reagimet e gardianëve kur e panë të arrestuar sërish pas disa vitesh dhe tha se me ironi i thoshin se tani qenka bërë pulë, referuar faktit që nuk ishte më i vogël.

“Në vitin 1998 më kanë marrë më kanë torturuar tri natë radhazi. Në vitin 1999 e kam vazhdua edhe organizimin politik e me shpërthimin e demonstratave ku filluan të vriten shqiptarët, serbët i paraqitshin sikur po vrahen shqiptarët mes vete. Ne disa të burgosur politik u organizuam dhe krijuam një grup për të demantuar atë që thoshin ata. E bëmë vetëm t’i demantojmë ata. E meqë ky grup doli keq për Serbinë, unë u shpall dhe u kërkova për tu arrestuar. Para kësaj ka qenë quhet izolimi me 107 intelektualët ku është ozurpu statusi i krahinës së Kosovës që ishte atëherë, e pastaj nga aty jemi arrestu për 30 ditë për ne nuk është dit ku kemi shku vetëm është ditur se jemi jashtë Kosovës. Për këto 30 ditë jo vetëm unë kanë qenë të kërcënuar që do të vriten. Me ndërhyrjen e Kryqit të Kuq jemi liruar. Por torturat e tyre edhe pas 60 ditëve shiheshin ende. Por torturat sidomos që më janë bërë në Leskovc shiheshin sepse mua më njihnin tashmë gardianët. E kam pas tortura ekstra e thonin “zogu qenka rrit koka bo pulë”, sepse isha moshuar”, ka thënë ai.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë, pritet paraqitja e provave

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës hysni gucati nasim haradinaj gjykata speciale e hagës hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll