Bota

Policët pushohen nga puna në SHBA, po kapnin pokemonë, i harruan grabitësit

11 Janar 2022, 18:52 Nga DOSJA
Policët pushohen nga puna në SHBA, po kapnin pokemonë, i harruan

SHBA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme teksa dy oficerë policie të Los Anxhelosit u pushuan nga puna pasi ishin duke luajtur lojën e Pokemoni në vend që të kapnin grabitësit që po arratiseshin.

Sipas BBC, dyshja ishin parkuar aty pranë kur erdhi një telefonatë në radio për oficerët për t’iu përgjigjur një grabitjeje të një dyqani. Pasi ata nuk ju përgjigjën patrullës  një rishikim i pamjeve të kamerës në makinë tregoi se ata ishin duke luajtur “Pokémon Go” dhe zgjodhën të ndiqnin një Snorlax (lloj pokemoni) aty pranë në vend që të nddiqnin grabitësit. Dyshja mohuan se po luanin lojën, por u shkarkuan pas një hetimi. Louis Lozano dhe Eric Mitchell kishin qenë në patrullë kur u grabit dyqani i Macy, më 15 prill 2017.

Detajet e çështjes dolën kur dokumentet më të fundit rreth apelit të tyre u bënë publike. Pas injorimit të një thirrjeje radiofonike përafërsisht për 20 minuta kamera kapi policët duke diskutuar mbi Pokemonët teksa udhëtonin në vende të ndryshme ku krijesat virtuale me sa duket shfaqeshin në telefonat e tyre celularë. Një tjetër oficer, kapiteni Davenport, i cili gjithashtu dëgjoi thirrjen, pa dyqanin  dhe një makinë tjetër policie të parkuar në një rrugicë aty pranë. Ata oficerë aty pranë nuk iu përgjigjën thirrjes, kështu që kapiteni Davenport e bëri këtë vetë dhe pa makinën tjetër të policisë të kthehej mbrapsht në rrugicë dhe të largohej nga zona.

Dy oficerët më vonë i thanë një rreshteri që po përpiqej të kontaktonte me ta për t’i dhënë mbështetje se nuk e kishin dëgjuar radion. Por pamjet e kamerës në makinë zbuluan se ata kishin diskutuar thirrjen dhe vendosën të mos përgjigjen. Në vend të kësaj, pesë minuta më vonë, ata mund të dëgjoheshin duke folur për kapjen e Pokemonit. Dyshja më pas shkuan në gjykatë me ankesën se ju ishte shkelur privatësia, por çështja e tyre u refuzua. Gjykata e Apelit gjithashtu hodhi poshtë rastin, duke thënë se të drejtat e dy ish-oficerëve nuk ishin shkelur.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kuriozitete los angeles los angelesit pokemon policia amerikane los angeles los angelesit pokemon policia amerikane

Sondazh

Poll