Bota

Dëshmia e Haradinaj në Hagë:Më çuan në burg për të rritur, të fejuarën e persekutuan

11 Janar 2022, 19:26 Nga DOSJA
Dëshmia e Haradinaj në Hagë:Më çuan në burg

HAGË – Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur në sencën e sotme dhe për arrestimin e tij nga forcat serbe gjatë vitit 1981.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës Toby Cedman, Haradinaj tha se me të u arrestua edhe motra e tij 15-vjeçare. Ai tha se u dënua me pesë vite burgim dhe u dërgua në burgje për të rritur edhe pse ai ishte i mitur. Haradinaj dëshmoi se i ati u dënua me dënim kapital prej 16 vitesh kurse ai me pesë vite sepse ishte i mitur. Por mosha nuk i pengoi ta çonin në burgjet më fatkeqe, siç i quan ai, në Leskoc dhe në Nish.

“Ishte në prill të vitit 1981, diku në mesnatë, kur veç kishin shpërthyer demonstratat në Kosovë. U arrestuam unë edhe motra 15-vjeçare. Arsyeja për botën e civilizuar dhe për ju mund të jetë jonormale por arsyeja ishte që ne të jetonim të lirë si gjithë popujt në ish-Jugosllavi dhe asgjë tjetër. Motra ishte ende e vogël shumë. Mua dhe babën në qitën në gjyqe. Atë e dënuan me dënim kapital që u quajke, pra me 16 vite, më pas iu rikthyen 14 vite, teksa mua me pesë vite burg sepse isha i mitur. Ajo çfarë është më e keqe, edhe pse ka pasur burgje për të mitur, mua më kanë çuar dhe e kam mbajtur burgun në burgje për të mëdhenj, në Leskoc dhe në Nish që ishin burgjet më famëkeqe asokohe”, ka thënë ai.

Haradinaj tha gjtihashtu se pas lirimit nga burgu ka qenë vazhdimisht nën vëzhgimin e shërbimit sekret dhe se është marrë vazhdimisht në pyetje. Ai tregon se një vëlla e ka pasur azilant në Suedi dhe kjo bënte që të mbante përherë peshën e fajit. Në Speciale, Haradinaj foli edhe për fejesën dhe martesën me Gjejlone Haradinajn. Ai tha se sapo e ka marrë vesh regjimi për këtë fejesë, gruan ia kanë larguar nga Fakulteti i Fizikës, edhe pse ishte nxënëse e shkëlqyer me bursë. Ai tregon se për të shpëtuar të fejuarën nga tortura e marrjes në pyetje kanë shkuar ileglisht në Shqipëri.

“Kam qenë i observuar nga shërbimi sekret dhe më kanë marrë vazhdimisht në pyetje. E kisha një vëlla të ikur në azil në Suedi. Kështu që isha kujdestari fajtor çdoherë për regjimin. Ka qenë një thirrje që neve të na ndalohet edhe martesa. Unë jam fejuar në vitin 1985 dhe sapo jam fejuar shoqja ime ka qenë bursiste në Fakultetin e Fizikës, menjëherë i është ndërpreu edhe e drejta e shkollimit edhe bursat dhe është leqit në një mënyrë. Vetëm sepse është e fejuara ime. Kanë filluar pyetjet, marrjet nga hetuesia ndaj meje dhe shoqes. Jemi detyruar që të dalim ilegalisht në Shqipëri për ta shpëtuar atë”, tha ai.

Seanca e fundit është mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar ku mbrojtja e Nasim Haradinajt në deklaratën hapëse para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte thënë se Haradinaj nuk i ka penguar hetimet dhe as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë, pritet paraqitja e provave

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës hysni gucati nasim haradinaj gjykata speciale e hagës hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll