Bota

Hagë/ Nasim Haradinaj dëshmon: Jam rritur në burgjet serbe, në Suedi isha klandestin

11 Janar 2022, 19:15 Nga DOSJA
Hagë/ Nasim Haradinaj dëshmon: Jam rritur në burgjet serbe,

HAGË – Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë ditën e sotme në seancën e mbajtur në Hagë se deri në moshën 17-vjecare është rritur në Kosovë, por pastaj jeta i ndryshoi.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës në Gjykatën Speciale në Hagë, Haradinaj tha se pas bëri 17 vjeç, një pjesë të jetës e kaloi në burgjet serbe. Ai foli edhe për migrimin e tij në Suedi ku u shpreh se ka qënë pa dëshirën e tij sepse ai ka dashur të kthehet në Kosovë. Ai tha se ka qenë i detyruar që të shkojë atje dhe se donte të tkhehej edhe pse merrte një pagë të mirë prej pesë mijë eurosh duke përkthyer dy gjuhë.

Po jam rritë një pjesë të jetës në Kosovë deri në moshën 17 vjeçare e gjysmë, ndërsa pjesën tjetër të jetës jam rritë në burgjet serbe. Derisa në vitet 90-të kam kaluar si klandestin në Suedi. Edhe në Suedi në një mënyrë unë isha dhunshëm, pa dëshirën time. Unë nuk kisha dalë që të kërkojë të mira ekonomike qysh kanë dalë shumë, por kisha dalë prej dhune. Atje kam pas rrogë shumë të mirë, në vlerë prej pesë mijë euro neto por dëshira dhe nostalgjia ime ishte që të kthehesha në Kosovë. Përktheja dy gjuhë””, deklaroi Haradinaj.

Seanca e fundit është mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar ku mbrojtja e Nasim Haradinajt në deklaratën hapëse para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte thënë se Haradinaj nuk i ka penguar hetimet dhe as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë, pritet paraqitja e provave

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale ne hage hysni gucati nasim haradinaj gjykata speciale ne hage hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll