Bota

Greqia nuk gjen qetësi, valë lëkundjesh, në 4 orë 6 tërmete trondisin vendin

11 Janar 2022, 19:27 Nga DOSJA
Greqia nuk gjen qetësi, valë lëkundjesh, në 4 orë 6

GREQI- Një valë tërmetesh po tronditin Greqinë fqinje ditet e fundit. Duke nisur nga tërmeti i mbrëmjes së 9 janarit, i cili tronditi Greqinë po ashtu edhe Shqipërinë, disa paslëkundje të vazhdueshme janë ndjerë në Greqi.

Vetëm sot brenda 4 orësh kanë rënë 6 tërmete, ku më i madhi ishte me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter. Ndërkohë që më i vogli ishte me magnitudë 2.6 të shkallës Rihter.

Vetëm dy netë më parë vendi ynë u trondit nga një tjetër lëkundje që kshte epiqendrën në Greqi. Tërmeti me magnitudë 5.6 gradë të shkallës Rihter shkundi mbrëmjen e së dielës shtatë shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, duke shkaktuar edhe dëmet e para në banesa. Si pasojë e lëkundjeve të forta që u ndjenë edhe në vendin tonë, tërmeti ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Devollit, ku raportohet 6 banesa të dëmtuara. Megjthatë fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar në njerëz.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni termet termet ne greqi termet termet ne greqi

Sondazh

Poll