Bota

Gazetari grek shpërthen në komente raciste: Kush kapet me armë, dihet është shqiptar

11 Janar 2022, 18:28 Nga DOSJA
Gazetari grek shpërthen në komente raciste: Kush kapet me armë,

GREQI– Gazetari grek Nikos Evangelatos ka bërë komente raciste ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj duke i klasifikuar ata si persona që shkelin ligjin e kryejnë krime. Teksa komentonte një shqiptar të arrestuar me armë në Greqi, gazetari Evangelatos tha se kjo është krejt e zakontë duke parë shtetësinë që kishte.

“Kjo është krejt e zakonshme që kapet me armë përderisa ai është shqiptar,”- tha gazetari.

Kjo deklaratë e tij provokoi zemërimin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale që e akuzojnë atë për racizëm dhe të qenit paragjykues ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

“Racizëm i pastër dhe i patrazuar drejtpërdrejt në televizionin grek në 2022,”- shkruhet në një koment.

“Kam qenë në Shqipëri dhe nuk kam parë armë, racizëm,”- shton një tjetër.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gazetari grek nikos evangelatos shqiptaret ne greqi gazetari grek nikos evangelatos shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll